Enca Haxhia është kujdesur sërish që të ngacmojë imagjinatën e gjinisë së fortë me postimin e fundit në rrjetet sociale.
Këngëtarja ndiqet nga më shumë se 2.4 milionë fansa në Instagram, ku nuk mungojnë fotografitë që e shfaqin në poza tërheqëse.
Në ditën e fundit të tetorit, autorja e shumë hiteve e ka publikuar një imazh, në të cilin ka pozuar duke u larë.
Ajo shfaqet vetëm me brekë të zeza, ndërkohë që në pjesën e sipërme është zhveshur, porse e ka mbuluar gjoksin me duar.
“Me kostumin tim të lindjes, ende festoj muajin e ditëlindjes”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
Enca e ka publikuar edhe një tjetër fotografi jashtë ujit, porse këtë herë është e veshur në pjesën e sipërme./Prishtinapress/