1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Enca flet për jetën në Dubai: Është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë, ndihem e plotësuar

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, ka kohë që po përflitet në masë të madhe për qëndrimin e saj në Dubai.

Ndonëse muaj më parë tha se është bërë banore rezidente e Dubait, ajo së fundmi ka rrëfyer gjithçka në emisionin “Goca dhe Gra” se si erdhi deri te ky vendim.

E pyetur për jetën në Dubai se çfarë po bën atje, 26-vjeçarja tha se është vendi më i sigurt që ka qenë ndonjëherë dhe se ka krijuar kontakte të shumta me njerëz.

Foto: Screenshot/YouTube

“Në Dubai shkova për herë të parë para një viti. Më pëlqeu ekstrem shumë, e gjeta veten shumë pjesë e atij qytetërimi, e asaj kulture. Përtej asaj që thonë njerëzit në rrjete sociale, Dubai është vendi më i sigurt që kam qenë ndonjëherë. Askush nuk të prek dot me dorë, nuk të ofendon”, u shpreh Haxhia.

“Abuzimi me drogë, vrasje, krime të tilla nuk ekzistojnë në Dubai. Këto janë nga gjërat që e bëjnë më të sigurt për një turist apo person që banon aty. Është vend veror, nëse do të jetë në dorën time unë do e bëja gjithmonë verë. Më pëlqen shumë. Kam krijuar shumë kontakte, shoqëri, kontakte pune mbi të gjitha, shumë bashkëpunime që do të vijnë. Ndihem shumë mirë, shumë e plotësuar. Për momentin jam duke jetuar mes Dubait, Evropës dhe Shqipërisë”, vazhdoi më tej ajo.

Enca po ashtu ditën e djeshme (e mërkurë) është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë në bashkëpunim me artistin kurd, Navid Zardi. 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img