Një grua ka rënë sonte nga një ndërtesë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, në lagjën Emshir.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se viktima ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore.
Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin” deklaroi Ahmeti.