Site icon PrishtinaPress

Emri i 59-vjeçarit nga Kosova që u plagos në Shëngjin, niset drejt Tiranës në gjendje të rëndë

Hazir Berisha, 59-vjeç është shtetasi nga Kosova që u plagos me thikë këtë mbrëmje në zonën e Kunes në Shëngjin rreth orës 21:20.

Sipas policisë ai është plagosur nga 66-vjeçar po nga Kosova, pas një konflikti çasti.

I plagosuri është nisur drejt spitalit të Traumës më Tiranë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë

Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Exit mobile version