Site icon PrishtinaPress

EMRI/ Ekzekutohet me 9 plumba shqiptari në Ekuador

Shallow depth of field image taken of yellow law enforcement line with police car and lights in the background.

Shqiptari Arjan Rizaj është ekzekutuar me armë në Guayaquil të Ekuadorit. Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor rreth orës 20:30.

Sipas mediave ekuadoriane, shqiptari u ekzekutua teksa ndodhej brenda makinës së tij të parkuar. Sipas dëshmitarëve, autorët kanë qenë me motor. Pas ekzekutimit, ata u larguan me shpejtësi me të njëjtin mjet.

Shqiptari u qëllua me 9 plumba pistolete. Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se Arjan Rizaj ka qenë duke pritur bashkëshorten e tij, e cila ndodhej në spitalin ‘Luis Vernaza’, për të takuar të atin e saj që ishte i shtruar aty.

Bashkëshortja e Rizajit u tha hetuesve se Arjan Rizaj nuk punonte dhe se në vend qëndronte pa dokumente legale. Sipas saj, 53-vjeçarit i dërgonte para i vëllai nga Kanadaja ose persona të tjerë nga Shqipëria.

 

Exit mobile version