Një 26-vjeçar, që dhunoi një ditë më parë dy punonjësit e një karburanti në Durrës, u arrestua këtë të diel.
Shërbimet e komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të veprimeve procedurale për kapjen e një 26-vjeçari që dhunoi ditën e djeshme, 2 punonjësit e një karburanti në lagjen nr. 17/1, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Halim Gjuzi, 26 vjeç, banues në Kavajë.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 13:00 në zonën e ish-kënetës në Durrës. Pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me 2 punonjës të një karburanti në lagjen nr. 17/1, i riu ka goditur me përforcues grushti dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike, njërit prej punonjësve të karburantit, 62-vjeccarit S. P., i cili në gjendje të rëndë është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.