Kryesia e LDK-së ka miratuar edhe listën me gjashtë ministrat e kësaj partie që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti.
Emrat janë më të mbështeturit për udhëheqjen e disa prej ministrive të cilat iu takojnë LDK-së, pas marrëveshjes me LVV-në.
Emrat i janë konfirmuar Telegrafit nga një zyrtar i lartë brenda LDK-së:
Avdullah Hoti – Zv. kryeministër i parë
Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës
Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Hikmete Bajrami – Ministre e Arsimit
Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Vjosa Osmani – Kryetare e Kuvendit