Emrah Brah dhe Semi Jaupaj janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Fotografia” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga Emrah në bashkëpunim me Elgit Dodën, të cilët u kujdesën edhe për vijën melodike.

Producimi u bë nga Moon Studio me miksim nga Frensi e masterizi nga Marenglen Boja.
Videoja ndërkohë iu besua produksionit të njohur, Fullmoon Production.

Semi shquhet për vokalin e veçantë dhe për projektet që sjellë, duke u pëlqyer tejet shumë nga publiku.
Ajo mori vëmendje të madhe që nga Big Brother VIP Albania, gjersa u komentua më pas për çdo lëvizje.