Site icon PrishtinaPress

Emocionuese – Përkthyesja gjermane shpërthen në lot gjatë fjalimit të Zelensky (VIDEO)

Gjatë momentit kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po i drejtohej kombit sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, kishte prekur shumë një përkthyese gjermane e cila po përkthente për një të përditshme gjermane.

Zelensky po fliste për situatën dhe luftimet që po zhvilloheshin mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, kur përkthyesja në një moment u ndalë – duke tentuar të kontrolloj emocionet.

Megjithatë ajo nuk ia arriti dhe shpërtheu në lot në fjalët përmbyllëse të fjalimit të Zelensky, ku përkthyesja filloi edhe të qajë me zë.

E ky moment emocionues është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku tregon sesi e tërë bota po bashkëndjen dhimbjen me Ukrainën.

Exit mobile version