Sot me një ceremoni zyrtare është pensionuar pjestari i FSK-së Bahri Ahmeti, djali i dëshmorit Malush Ahmeti.
Me rastin e pensionimit Bahri Ahmeti ka falenderuar të gjitha strukturat komanduese dhe ushtarake te FSK-së, po ashtu ka bërë homazhe pranë varrit te Babit dëshmor dhe vllaut të tij Leotrimit të cilët u vran nga forcat serbe.
Pjestari i FSK-së u betuat para varrit të Heroit Malush Ahmeti, Babë ashtu qysh u betova para teje si ushtar i UÇK-së, u betova para varrit tëndë edhe për TMK-në, FSK-në dhe Ushtrinë e Kosovës, prap sot po betohem para teje se kurdo qe e kërkon atdheu do ti përgjigjem ashtu qysh na mësove dhe na rrite me idealin e lirisë, ka shkruar ndër tjera në Facebook Bahri Ahmeti.
Postimi i tij i plotë:
Te dashur miq,
Sot me 09.08.2022, pas 25 vite angazhim ushtarak në UÇK, TMK, FSK dhe Ushtri të Kosovës ku sot përfundova karrieren time zyrtare pasi arrita moshën e pensionimit si 50 vjeçar.
Tërë karrieren time u angazhova për atdheun dhe shtetin e Kosovës, pensionimi im është vetëm zyrtar pasi qe kurdo herë qe te më thrret atdheu dhe Republika e Kosovës do të jam i gatshëm për tju përgjigjur atdheut me tërë potencialin tim personal dhe familjar.
Falenderoj te gjitha strukturat komanduese dhe ushtarake te FSK-së, të gjithë kolegve dhe gjeneratave te reja ju uroj suksese në shërbim ushtarak dhe mbrojtje te shtetit.
Babë sot zyrtarisht u pensionova nga Ushtria e Kosovës ku para 25 viteve e nisëm së bashku sakrificën për ndërtimin e UÇK-së, e qe më 15 maj 1999 u ndave nga rrugtimi ynë i përbashkët për të pritur lirinë dhe ndërtuar Ushtrinë e Kosovës, por asnjëher nuk u ndave nga mendja dhe frymëzimi im për te jap kontributin timë për ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës ashtu qysh ti e deshte.
Babë ashtu qysh u betova para teje si ushtar i UÇK-së, u betova para varrit tëndë edhe për TMK-në, FSK-në dhe Ushtrinë e Kosovës, prap sot po betohem para teje se kurdo qe e kërkon atdheu do ti përgjigjem ashtu qysh na mësove dhe na rrite me idealin e lirisë.
Babë Ti dhe Leotrimi pushoni të qetë pasi qe Ushtria e Kosovës është bërë realitet e në mesin saj ka shumë Leotrima te rijnë qe do ti ruajnë vlerat e UÇK-së dhe gjakun e juaj të derdhur për atdhe.
Pusho i qetë Heroi im, Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirve!