Roki Llugaliu – një mërgimtar nga Podujeva është kthyer në vendlindje tek pas tetë vjetëve.
Duke rrëfyer për vështirësitë që ka kaluar, Roki Llugaliu ka treguar për rtv21 se në mërgim ka dalë që në moshën 15-vjeçare.
“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Vetëm ata që e kanë përjetuar e dinë. Kam dalë në moshën 15 vjeçare dhe po kthehem pas tetë vitesh. Qëllimi pse e kam bërë këtë befasi është për një person tjetër që e vlerësoj shumë për të cilin mezi kam pritur me ardh kjo ditë, që i kam premtuar në momentin që kam dalë, është një hallë e imja, e cila më ka përkrahur në çdo moment tem. I kam thanë që personin e parë që do ta takojë, është ajo”, ka thënë ai