Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka pranuar medaljen e artë, e që është historike për vendin tonë
Në një ceremoni speciale, duke u intonuar himnin dhe duke u ngritur flamuri i Kosovës, është bërë dorëzimi i medaljes për heroinën më të re të shqiptarëve.
Ky sukses i Majlindës, ka bërë që garda e ushtrisë së Brazilit të nderojë flamurin e Kosovës, dhe pse ky shtet akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës
Në momentin kur mori medaljen e artë, Majlinda shpërtheu në lot. Por, momenti më i veçantë për të dhe gjithë shqiptarët ishte intonimi i himnit të Kosovës.
Padyshim që Majlinda nuk mundi të përmbahej nga kjo teksa vazhdonte të qante për triumfin historik në ‘Rio 2016’.