Njihej për zërin e tij unik. Por vdekja ia la ëndrrat për jetën në gjysmë. Bëhet fjalë për këngëtarin Ergi Dini.
E pikërisht sot në ditën e gruas babai i tij Dashamir Dini në profilin e tij në Instagram ka postuar një fotografi të bashkëshortes së tij së bashku me djalin e tij Ergin, transmeton Gazeta Express.
Ai në profilin e tij në Facebook me këtë fotografi të djalit dhe bashkëshortes ka shkruar edhe një poezi, ku krahason femrën me ajrin dhe magjinë.