Site icon PrishtinaPress

Emocionohet shefi i EULEX-it me portretin e Rugovës, e quan “babai i Kosovës moderne”

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka takuar sot kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Lidhur me këtë takim ka njoftuar vetë Wigermark në profilin e tij zyrtar në tëitter, duke rikujtuar vizitën e parë në Prishtinë si diplomat suedez të realizuar në vitin 1992.

Wigermark thotë se atë botë kishte takuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, të cilin Wigemark e quan edhe “babai i Kosovës modern”.

“Përgjatë vizitës time të parë si një diplomat i ri suedez në Prishtinë në gushtin e vitit 1992 isha i nderuar të takoha babain e Kosovës modern dhe presidentin e saj të parë, Ibrahim Rugova. Të qëndruarit pranë portreitt të tij me liderin e ri të partisë së vjetër të Rugovës, ishte një ndjenjë disi historike”, ka shkruar Wigemark.

 

Exit mobile version