Site icon PrishtinaPress

Emocione, lot dhe duartrokitje, Quagliarella përshendetet me Sampdorian

Fabio Quagliarella në fund të sezonit do të largohet nga klubi i Sampdorias, pasi klubi i tij nuk arriti të qëndronte në Serie A.

40-vjeçari do ti jap fund qëndrimit te Sampdoria pas shtatë viteve, shkruan IndeksOnline.

Quagliarella u përshëndet mbrëmë me tifozërinë e klubit, ku ata i dhanë emocione të shumta.

Ishte minuta e 86-të e ndeshjes kundër Sasuolos, kur Dejan Stankovic vendosi ta zëvendësont dhe i gjithë stadiumi ”Luigi Ferrara”, e përcolli sulmuesin italian me duartrokitje, derisa ai ishte i emocionuar dhe me lot në sy.

Quagliarella ishte njëri prej futbollistëve më të dashur të tifozerisë së Sampdorias, ku gjatë shtatë viteve laujti 291 ndeshje duke shënuar 106 gola.

Sulmuesi 40-vjeçar nuk do të pensioneht ende dhe ka shprehur dëshirën të jetë aktiv në futboll, por nuk dihet cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm./IndeksOnline/

Exit mobile version