1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Emmerson: UÇK ishte lëvizje popullore kundër gjenocidit, Veseli kërkoi qysh në seancën e parë që secili të bashkëpunojë me Specialen

Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se një prej temave që del në pah në parashtrimet e Prokurorisë është ajo se për arsye të të qenit lojal ndaj të akuzuarve, ku pretendohet se nuk mund të jepen emrat e disa dëshmitarëve, çka do të thotë që duhet të ketë shumë prej tyre që janë shumë besnik, nuk do të jenë në gjendje të pranojnë një deklaratë të mëparshme.

Emmerson i kujtoi gjykatës se Veseli qysh në ditën e dërgimit në Hagë dhe në seancën e parë të tij, kishte bërë thirrje për bashkëpunim me gjykatën.

“Zoti Veseli ka dhënë mesazh të fortë, të qartë për të gjithë, që të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Dhomat e Specializuara, se askush nuk duhet të mendojë që mosbashkëpunimi është një kauzë që ndihmon të akuzuarit. Ai më ka kërkuar specifikisht të theksoj këtë pjesë të deklaratës që e ka bërë në momentin e arrestimit të tij dhe në seancën e parë. Ai ka kërkuar që të gjithë të jenë bashkëpunues”, tha ai.

Emmerson ritheksoi se UÇK nuk ishte një organizatë e strukturuar, por një lëvizje popullore.

“UÇK ishte një lëvizje e njerëzve në përpjekje për ta mbrojtur popullsinë civile, për t’i mbrojtur nga aktet çnjerëzore të forcave serbe”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img