Site icon PrishtinaPress

Emmerson: Raportet e dëshmitarit të prokurorisë janë riciklim i lajmeve serbe

Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të dëgjohet dëshmia e Frederick Abrahams, zyrtar i organizatës Human Right Watch, i cili në gjykatore ka dalë si dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve. Ai po intervistohet nga mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, i cili ka thënë se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe.

Abrahams po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës në Human Right Watch.

Në gjykatore është bërë e ditur se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe.

Vet dëshmitari kishte deklaruar se Human Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare.

Avokati britanez, Ben Ememrson, ka paraqitur dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Human Right Watch.

“Në të thuhet, të gjitha hulumtimet e kryera nga Qendra Humanitare në periudhën nga 1990-1999, të gjitha këto hulumtime kishin një metodologji të përbashkët me atë tonën…Ne sapo pamë këtë shembull të fundit ku ajo çfarë keni bërë ju nuk është asgjë tjetër veçse një riciklim i raporteve të lajmeve serbe në raportin tuaj”, ka thënë Emmerson.

Kjo është dita e tretë e dëshmisë së Fred Abrahams para trupit gjykues në Hagë.

Seanca po vazhdon me pyetjet e avokatit Ben Emmerson./kp/

Exit mobile version