Ben Emmerson, avokat i ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë sot në seancën e radhës statutore se koha të cilën e kërkon prokuroria për ta paraqitur lëndën, që është mbi 700 orë, tregon për një kaos në punën e prokurorisë.
Ai mori shembull krahasues edhe rastin e ish presidnetit serb, Slobodan Millosheviq, për të cilin, për tri luftra, u kërkuan 360 orë.
“Ka një mungese fokusi të qartë në menyrë se si cështja është ndërtuar dhe paraqitur. Paraqitja e provave ne menyrë rastesore, sic po do prokuroria, nuk do të ndihmoj, pervec faktit se ne do te futemi ne veshtirsi”, tha Emmerson.
Ai tha se një gjykim i gjatë dhe i tillë sic po e dëshiron prokuroria, është edhe një armik i drejtësisë dhe cënim I të drejtave te të akuzuarve.
“Jo vetëm për interesin e të ndihmuarit të prokurorise ta paraqes në menyrë koherente, por ne dhe ju dhe kemi një qellim të përbashket. Ne kemi për detyre të sigurohemi, se nese ata bejnë punën në mënyrën kaotike do të cenojnë drejtësinë. Në vetvete është në dëm te të akuzuarve sepse kanë dy vite që qendrojnë në paraburgim. Sepse zgjatja është armik i drejtësisë, i të drejtatave të të akuzuarve”, ka deklaruar Emmerson.
““Aktakuza ndaj Millosheviqit, ku filloi fushata në Ballkan. Unë besoj që në këtë rast, periudha e aktakuzës mbuloi 10 vite në gjithë Ballkanin. Në atë rast nuk u shtrua çështja se çfarë u urdhërua të bënin, por çfarë bënë. Prokuroria paraqiti faktet e saj. Ajo mori 360 orë për ta paraqitur, teksa në rastin tonë po duhet dyfishi. Tek rasti i Millosheviqit, do të duhej të ishin dashur 20 vite nëse do të vazhdonte me këtë logjikë si tani”, tha Emmerson.