Site icon PrishtinaPress

Emisioni ‘Personale’ thyen rekord shikueshmërie

Pas debateve televizive, emisioni “Personale” me autore Krenare Vokshi Shala ka thyer rekordin e shikueshmërisë me 7000 shikime Live në kanalin e Televizionit Dukagjini.

Me rrëfimin për ish-presidentin Ibrahim Rugova, mbrëmë “Personale”  ishte emisioni më i shikuar në vend.

Për herë të parë u transmetua në qershor të vitit 2016 në një studio të vogël, por me qëllime të mëdha.

Me mysafirë të përjavshëm, emisioni “Personale” me Krenare Vokshi Shala në Radio Televizionin Dukagjini ka sjellē rrëfime të padëgjuara dhe ekskluzive përgjatë 4 viteve.

Me të ftuar të rëndësishëm duke filluar nga krerët e shtetit si presidenti i vendit Hashim Thaçi, lider të partive politike, gazetarë si Marin Mema, por edhe rrëfime prekëse të të mbijetuarve nga masakrat e luftës së fundit në Kosovë, e kanë bërë njërin ndër emisionet më të shikuara në vend.

Me një format unik, rrëfime të padëgjuara, profile të personazheve të ftuar, komentim të figurave dhe ngjarjeve kyqe në vend, emisioni “Personale” vazhdon të sjellë ekskluzivitet për shikuesit.

Ndiqeni çdo të shtunë në ora 21:00 në Radio Televizionin Dukagjini.

Exit mobile version