-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Emisari britanik Peach: Kurti dhe Vuçiq të ulen bashkë për ta çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se vendi i tij mbështet të gjitha përpjekjet për pajtim dhe normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtë proces e quan shumë të rëndësishëm, derisa përmend faktin që Britania nuk është e përfshirë direkt në proces.

“Ne I mbështesim dhe i thërrasim të dy qeveritë që të punësojnë së bashku, të bëhet punë e përbashkët për të ardhmen multietnike të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Peach për Atlantiçouncil, transmeton KlanKosova.tv.

“I njoh mjaftë mirë këta dy burra [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin]. I inkurajoj që të ulen së bashku që të ecet përpara për të mirën e të dyja vendeve”.

Peach ka thënë se është shumë me rëndësi që procesi i dialogut në mes të dyja palëve është duke vazhduar.

“Ne duhet ta inkurajojmë dhe të lejojmë që ky proces të vazhdojë”, është shprehur ai, derisa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar se “të dyja palët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura”.

“Duhet të ecet përpara drejt normalizimit. Është shumë e rëndësishme për ta ardhmen e rajonit” .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img