Shefja e shtetit, Vjosa Osmani është takuar sot sërish me Emisarin Special të ShBA-së Gabriel Escobar në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë.
Për këtë takim ka njoftuar vet presidentja Osmani, teksa ka thënë se në takim me diplomatin amerikan ka shprehur përkushtim e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet mes dy shteteve.
“U takova sot me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar, në ditën e fundit të vizitës së tij në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundër për marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe pres me padurim që të rrisim bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”, ka shkruar Osmani.
Met today with ???????? DAS Gabriel Escobar on his final day in ????????. I expressed our unwavering comittment to the Kosovo-U.S. relationship & look forward to increasing cooperation on areas of shared interest. pic.twitter.com/yv6NsczYUE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 2, 2022
Escobar i shoqëruar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, kanë qëndruar në Kosovë që nga e hëna ku kanë zhvilluar takime me liderët institucionalë e politikë në vend. Qëllimi i vizitës së tyre është shtyrja përpara e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Dy emisarët sot do të udhëtojnë për në Beograd ku do të takohen me presidentin serb, Aleksander Vucic.