1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Emiri i Katarit nuk e do largimin e Messit, PSG-ja e gatshme t’ia rrisë pagën argjentinasit

Paris Saint-Germaini raportohet se është i gatshëm për të bërë gjithçka që të rinovojë kontratën me Lionel Messin.

Sipas “Mundo Deportivo”, dëshira e parisienëve është e madhe për ta mbajtur yllin argjentinas në skuadër, transmeton Gazeta Express.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani, thuhet se dëshiron që Messi të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Për ta mbajtur 35-vjeçarin, PSG-ja është e gatshme të rrisë pagën për një kontratë më të gjatë se vetëm një vit.

Kontrata aktuale e argjentinasit me kampionët në fuqi të Francës skadon pas përfundimit të sezonit aktual.

Kujtojmë se së fundmi u konfirmua se Barcelona po shqyrton mundësinë e rikthimit të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Lionel Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen, teksa mbetet të shihet në verë se cili do të jetë hapi i tij i ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img