Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane ka detjauar përpjekjet e ndërmarra nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndikuar në politikën Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Raporti i shkruar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës thotë se Emiratet për vite me radhë nëpër administrata të shumta presidenciale në mënyrë të paligjshme janë përpjekur të formësojnë politikën amerikane, shkruan The Washingon Post.
Ata që e njohin raportin thanë se ai përfshinte masa ndikuese të njohura për zyrtarët e sigurisë kombëtare, por edhe operacione që “ngjasojnë më shumë me spiunazhin”, ndërsa u bë e ditur se Emiratet kanë shpenzuar mbi 154 milionë dollarë për lobistët që nga viti 2016.
Ambasadori i Emirateve në SHBA, Yousef Al Otaiba, tha se ai ishte “krenar për ndikimin dhe pozicionin e mirë të Emirateve të Bashkuara Arabe atje”./Prishtinapress/