Site icon PrishtinaPress

Emiratet e Bashkuara Arabe i bëjnë thirrje Kosovës e Serbisë për rifillim të dialogut dhe shtensionim të situatës

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shprehur shqetësimin lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, duke nënvizuar nevojën për qetësim të situatës, kthim në dialog dhe respektim të rregullave dhe parimeve ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme të EBA-së theksoi marrëdhëniet e mira dhe miqësitë e ngushta të Emirateve të Bashkuara Arabe me Kosovën dhe Serbinë, duke theksuar vizitën e ministrit të Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, në Beograd dhe Prishtinë në mars,.

Ministria shprehu shpresën e Emirateve të Bashkuara Arabe që të dy vendet t’i kthehen përkushtimit ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel në shkurt në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e rënë dakord në Ohër, në mënyrë që të arrihet paqe dhe prosperitet për popujt e Serbisë dhe të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Exit mobile version