Emir Sahiti ka shënuar gol në fitoren e Hajduk Splitit ndaj Lokomotiva Zagrebit, në kuadër të javës së 29-të në HNL të Kroacisë.
Skuadra nga Spliti fitoi si vendase në këtë ndeshje, me rezultat bindës 4:0.
Sahiti ishte titullar në këtë ndeshje dhe luajti për 68 minuta, teksa rrugën për te goli e gjeti gjashtë minuta para se të largohej.
Për 23-vjeçarin ishte ky goli i pestë këtë sezon në elitën e futbollit kroat.
Kujtojmë se Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kosova. Ai do të jetë i grumbulluar për ndeshjet miqësore të këtij muaji, ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Ndryshe, Hajduk Spliti renditet i treti në tabelë me 52 pikë.