Site icon PrishtinaPress

Emigrantët kanë filluar të kthehen, a po përmbushet “profecia” e Edi Ramës

epa10029711 Albanian Prime Minister Edi Rama attends a press conference following an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Askush nuk merret me një premtim apo një lloj parashikimi të Ramës dhënë para dy vitesh, gjatë fushatës elektorale të 2021-shit, se në 2024 do nisë një kthesë në trendin e emigracionit, vështirë të frenushëm, pasi është dhe fenomen rajonal, ku do nis kthimi; ose më saktë: më shumë do kthehen se do ikin.

“Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re”, e nis një raportim TCH, duke vijuar më tej:

“Në këtë fillim vit kërkesat për azil në BE shënuan rënie me 14%. Ndërkohë drejt mbretërisë së bashkuar, statistikat tregojnë se arritën vetëm 29 shqiptarë, nga 12 mijë e 300 vitin e kaluar.

Edhe në Greqi numri i leje qëndrimeve të shqiptarëve pothuajse u përgjysmua nga 422 mijë në 2021-in në 291 mijë në 2022-in.

Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani thotë se mesatarisht në tre katër vitet e fundit rezulton se 1 në 4 shqiptarë kthehet. Ditën e enjte janë mirëpritur në aeroportin e Rinasit 40 emigrantë që janë rikthyer nga Britania e madhe dhe janë mirëpritur aty nga disa punonjës të zyrave së punës.

“Ne po punojmë dhe me ekspertizën e bankës botërore për të identifikuar të gjithë ata shqiptarë që duan të rikthehen dhe ti vëmë në dispozicion informacionin e duhur. Aktualisht po punojmë me zyrat e punës të vendeve përkatëse në mënyrë që të nënshkruajmë programe të rikthimit vullnetar. Për të lehtësuar marrjen e informacionit për të gjithë të rikthyerit po krijohet gjithashtu një uebsite  i dedikuar nga agjencia kombëtare për punësim dhe aftësi.”

Përveç këtyre masave qeveria ka shpallur edhe gjashtë programe për nxitjen e punësimit, ku ndër to mund të veçohet programi i kodimit për të rinjtë që subvencionon kurse deri në 100% të vlerës, por edhe programi i vetëpunësimit, ku çdo individi i mundësohet e drejta për të financuar me 500 mijë lekë idenë e tij dhe të ndiqet ecuria më tej e biznesit, përfundon TCH.

Pra, a po jepen shenja të një ndryshim trendi, siç kanë paralajmëruar Rama? Duket se po

 

Exit mobile version