Ish reprezentuesi gjerman po kalon orët e fundit si lojtar i Arsenalit në ‘Emirates Stadium’.
31 vjeçari nuk po kalon një sezon të mirë te Arsenal me trajnerin Unai Emery, dhe spekulimet për largimin e tij vazhdojnë të rriten në këtë afat të janarit.
Është edhe trajneri Emery që po kërkon largimin e Ozil, shkaku i pagës së madhe prej 400 mijë eurove në javë të gjermanit.
Tekniku spanjoll është i bindur se me këto të holla mund të sjellë ndonjë lojtar që ofron garanci më të madhe përkushtimi.
David Ornstein, gazetar i BBC, ka zbuluar se Emery tashmë i ka sugjeruar Ozilit largimin nga Arsenal, përcjell prishtinapress.eu
Ozil ka humbur nëntë ndeshje në Premierligë këtë sezon, mes lëndimeve dhe vendimeve teknike.