Unai Emery do ta largojë qysh në këtë afat kalimtar Mesut Ozilin nga Arsenali.
Trajneri spanjoll i ka bërë me dije mesfushorit gjerman që të largohet nga skuadra qysh në këtë afat, përcjell prishtinapress.eu
Emery nuk llogaritë më në shërbimet e Ozil, andaj më shumë po e lë atë në stol.
Kështu, mesfushori gjermano-turk ka pranuar disa oferta nga Kina, Amerika dhe Turqia, por me gjasë do të kalojë në këtë të fundit.