Me 65 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim janë emëruar anëtarët e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës.
Fejzullah Rexhepi do të jetë kryetar, Faton Bajrami zëvendëskryetar, Sebahate Hoxha Pepaj anëtare dhe Isuf Sadiku zëvendësanëtar, Nora Bllaca Dula anëtare dhe Afërdita Mulhaxha, zëvendësanëtare.
Franciska Zhitija Imeri, Saranda Bogaj Sheremeti janë zëvendësanëtare, Rrustem Thaçi e Javorka Perleqinviq zëvendësanëtare.
Kuvendi nuk pati kuorum për votimin e Programit kombëtar të shkencës 2023/2028.
Në seancën e sotme plenare është shtyrë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Kuvendi i Kosovës ka emëruar dhe zëvendësuar anëtaret në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje.