Site icon PrishtinaPress

Emergjenca energjetike në Shqipëri, Basha: Kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni

Paraditen e kësaj të premte kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka shpallur krizën energjetike dhe se të shtunën do të prezantohet plani i gjithë kësaj.

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Lulzim Basha.

Ai tha se kjo nuk vjen si pasojë e ngritjes së çmimit të energjisë në Evropë dhe krizës globale, por që kjo ka të bëjë kryekëput me korrupsion, keqmenaxhim dhe me plan.

“U përpoq sërish ta krahasonte situatën me vendet e tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodhë përkohësisht në Evropë edhe situatës energjetike në Shqipëri tani e tash 8 vjet.

Edhe përpjekja megalomane me të cilën jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin kalorësit, vendeve të G7-ës, për të justifikuar atë që ky ka plan të bëjë me çmimin e energjisë këtu, me një ndër vendet më të varfër të Botës dhe Evropës është një teatër i pështirë mashtrimesh, për të dezinformuar opinionin publik, për të bërë të duket që rritja e çmimeve qenka e pashmangshme.

Në fakt nuk është kështu, kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni dhe keqmeanxhimi me shkak dhe me plan.

I keni bilancet e operatorëve të energjisë, i keni parë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dje e blejnë me tre-katërfish çmimin pak muaj më vonë në tendera korruptiv duke shpërdoruar taksat që u mbledhin kacidhe-kacidhe shqiptarëve.

E kam thënë dhe përsërisë se janë ndërmarre të zhytura në korrupsion”, u shpreh Basha në konferencën për medie që pati këtë të premte. /KP

Exit mobile version