0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ëmbëltuesi pa kalori është i lidhur me sulmin në zemër dhe goditjen në tru

Një zëvendësues i sheqerit i quajtur eritritol lidhet me një çrregullim të koagulimit të gjakut, goditje në tru, sulm në zemër dhe vdekje, ka zbuluar një studim i ri

“Shkalla e rrezikut nuk ishte e vogël”, thekson Dr. Stanley Hazen, drejtor i Qendrës për Diagnostifikimin dhe Parandalimin Kardiovaskular në Cleveland Clinic Lerner Research Institute.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Medicine, njerëzit që tashmë kanë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, siç është diabeti, kishin dy herë më shumë gjasa të pësonin sulm në zemër ose goditje në tru, nëse kishin nivelet më të larta të eritritolit në gjakun e tyre.

“Nëse niveli i eritritolit në gjak është për 25 përqind më e lartë krahasuar me 25 përqindëshin e fundit, ekziston rreziku i dyfishtë i sulmit në zemër dhe goditjes në tru. “Është në të njëjtin nivel me faktorët më të fortë të rrezikut kardiak, si diabeti”, tha Hazen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img