Kjo ëmbëlsirë mund të jetë poezi e vërtetë gastronomike
Përbërësit për brumë:
▪ 10 lugë miell,
▪ 2 lugë kakao,
▪ 1 qese e vogël pluhur për ëmbëlsirë,
▪ 7 vezë,
▪ 9 lugë sheqer.
Përbërësit për krem:
▪ 12 lugë sheqer,
▪ 1 litër qumësht,
▪ 200 g gjalpë,
▪ 3 qese të vogla sheqer vaniljeje,
▪ 9 lugë qull misri,
▪ 1 lugë kakao për zbukurim.
Përgatitja:
Me mikser përzieni vezët dhe 9 lugë sheqer. Kur sheqeri të shkrihet, shtojmë miellin e përzier me pluhurin për ëmbëlsira dhe kakaon, duke e përzier vazhdimisht.
Brumin e qesim në tepsi të mbështjellë me letër. E pjekim 15 minuta në 200 gradë.
Përgatisim kremin.Në tenxhere në shporet qesim pothuajse gjithë qumështin, shtojmë 12 lugë sheqer dhe sheqerin e vaniljes.
Qullin e shkrijmë në qumështin e mbetur dhe e qesim në qumështin e vluar në shporet, duke e përzier vazhdimisht.
Kur kremi të marrë dendësinë e nevojshme, e heqim na shporeti. Kremin e ftohur e përziejmë me misker dhe i shtojmë gjalpin. E përziejmë derisa përbërësit të bashkohen.
Përbërësit e pjekur e presim në dy pjesë të njëjta. Në pjesën e parë qesim fillin dhe e vendosim pjesën tjetër të përbërësve të pjekur.
E presim ëmbëlsirën në copa të vogla. Me fillin e mbetur e mbushim shiringën, e zbukurojë secilën pjesë të ëmbëlsirës dhe i qesim kakao
Shijojeni!