1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Eman Rrahmani zyrtarizon largimin e tij dhe të Visar Korenicës nga Vetëvendosje

Deputetët Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nga sot nuk janë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu ka deklaruar Rrahmani në një konferencë për media.

“Unë dhe deputeti Visar Korenica nga sot nuk do të jemi pjesë e VV. Tash është caktuar data e zgjedhjeve dhe parimisht ka përfunduar mandati i deputetit”, tha Rrahmani.

Ai tha se tash janë pjesë e një koalicioni me Partinë e Drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR-në e Behgjet Pacollit.

Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike.

Ai tha se do të vazhdojnë të votojnë çdo iniciativë që është në të mirë të qytetarëve dhe ta kundërshtojnë çdo iniciativë që është në dëm të qytetarëve.

“Puna në Kuvend do të vazhdojë siç ka vazhduar deri sot”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img