7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Elvir Azizi zgjidhet drejtor i ri i SHSKUK-së

Elvir Azizi është zgjedhur sot si drejtor i ri i Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Lajmin është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e SHSKUK-së.

Tutje bëhet e ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së Bordit Drejtues të SHSKUK-së, në të cilën është bërë pranimi i detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.

“Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të SHSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të SHSKUK-së.

Ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menxhuar SHSKUK, përkundër sfidave që kanë qenë prezentë.

Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të SHSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Elvir Azizi është zgjedhur drejtor i SHSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i SHSKUK-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img