Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e ka mbajtur një koncert madhështor.
Me hitet e saja, ajo e ka “dridhur” stadiumin e kombëtares “Air Albania”.
Elvana i bëri të gjithë fansat e saj të kërcejnë me atmosferën elektrizuese.
Mijëra fansa të artistes patën mundësinë të shohin një shfaqje të paparë më herët në Shqipëri.
Një pjesë të performancës e ndau edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.