1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Elshani: Policia e Kosovës e gatshme të reagojë ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm nga Serbia

Situata në katër komunat veriore vazhdon të mbetet e brishtë. Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi konsideron se grupet kriminale serbe po trajnohen ende në bazat e Njësisë Speciale të Serbisë. Ndërsa Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se janë të gatshëm të reagojnë ndaj çfarëdo sulmi të mundshëm.

Situata në aspektin e sigurisë vazhdon të mbetet e brishtë. Kjo meqë grupet kriminale serbe janë duke u trajnuar në bazat e Njësive Speciale të Serbisë, përgjatë kufirit me Kosovën.

Njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se instruktorët e këtyre trajnimeve, vëmendjen për kërcënim e kanë ndaj Prishtinës.

“Nga pjesa e Serbisë ka koncentrim të vazhdueshëm të forcave të armatosura por edhe grupeve paramilitare disa kriminelëve apo instruktorëve që vazhdojnë të mbajnë trajnime në ambiente të forcave të armatosura në baza të njësive speciale por edhe në afërsi të kufirit”, thotë Ibishi, për Tëvë1.
E Austria ka paralajmëruar dërgimin e një kontingjenti prej 190 ushtarësh në Kosovë, për të rritur sigurinë në vijën kufitare me Serbinë.

Shtimin e trupave të NATO-s në katër komunat veriore, Ibishi e sheh si parandalim të një konflikti midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shtimi i kontingjentit të 50-të austriak me 190 efektiv, tregon përkushtimin e Austrisë dhe vazhdimësinë për mbrojtjen e sigurisë pas mandatit 1244, për Kosovën por njëkohësisht interesi që situata në rajon të mos kërcënohet nga elemente të ndryshme, sidomos elementi pro serb dhe pro rus që po vazhdojnë akoma të jenë prezent”, shprehet tutje ai.

Si reagues i parë që është, Policia e Kosovës janë të gatshëm për çfarëdo përballje me kërcënimet që po bënë Beogradi zyrtar.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për televizionin se liria e Milan Radojciqi me grupin e tij, përbënë kërcënim për vendin, ndërsa informacione janë duke mbledhur nga kanale të ndryshme për gjendjen e sigurisë.

“Duke marrë parasysh që Milan Radoiçiq bashkë me njerëzit e tjerë të cilët kanë qenë në Banjska, janë larguar nga ai vend, normalisht që kjo paraqet rrezik dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm gjatë veprimtarive tona policore. Kemi informacione të ndryshme që pranojmë nga kanale të ndryshme, për veprimtari kriminale të ndryshme, por për neve është e rëndësishme të jemi të përgatitur”, thotë Elshani.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash e disa muaj vazhdimisht ka kërcënuar direkt Kosovën, sidomos pas vendimit të fundit të BQK-së për dinarin.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar nga palët që të përmbahen nga retorika, të cilat mund të nxisin tensione.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img