Site icon PrishtinaPress

Elshani: Përveç disa vonesave, gjithçka ka shkuar sipas planit

Anëtari i KQZ nga Partia Demokratike e Kosovës, Arianit Elshani, ka thënë që procesi zgjedhor në Veri deri tani ka shkuar sipas planifikimeve.

Ai përmendi vonesat “e vogla” në bartjen e materialit në mëngjes.

“Nuk kemi ndonjë raportim, përveç disa vonesave të vogla në bartjen e materialit në mëngjes, gjithçka tjetër ka shkuar sipas planifikimeve”, tha ai për Express.

Elshani bashkë me kreun e KQZ-së sot kanë vizituar një pikë votimi në Lagjen e Boshnjakëve, ku deri pak më parë sipas tyre kanë votuar rreth 60 persona./PrishtinaPress/

Exit mobile version