Site icon PrishtinaPress

Elshani: Nuk kishim qëllim me i vra 30 vetë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka folur sot nga Banjska e Zveçanit.

Ai tha se hetimet nuk do të përfundojnë edhe për një kohë të gjatë, mirëpo shtoi se bastisjet nëpër zonën e banimit kanë përfunduar.

“Hetimet nuk kanë me përfundu edhe një kohë të gjatë sepse edhe për neve është interesant pse me u zgjedh ky vend në këtë formë dhe cka ka qenë qëllimi I këtyre njëerëzve të armatosur. Është një fshat i qetë, i mirë, njerëzit janë të qetë. Bastisjet, kontrolli, në zonën e banimit ka përfunduar, kemi bërë një kontroll goxha të mirë edhe rreth malit”, tha ai.

“Kemi komunikim shumë të mirë më KFOR’in. Kemi marrë mësim shumë nga kjo.”

Elshani tha se qëllimi i Policisë ka qenë që ta lirojnë Banjskën nga grupet e organizuara kriminale dhe jo të vrasim njerëz.

“Nuk kemi pasur qëllim me i vra 30 vetë, në asnjë moment, nuk kemi pasë qëllim me vra asnjë. Qëllim jonë është me marrë territorin tonë, të vendit tonë, me e liru këtë vend prej grupeve të organizuara kriminale. Nëse ka pasë viktima e të lënduar, kanë qenë pjesë e procesit. Nuk ka pasur dëme kolaterale”

Elshani tha se “banorët kanë qenë shumë të mirë” dhe se kanë pasur bashkëpunim të mirë me ta.

Ai deklaroi se armatim ka pasur “gjithkah”.

“Armatim ka pasur gjithkah, jo në shtëpitë privatë, por jashtë. Nuk po dua të lëshohem në deklarata. Kemi hyrë nëpër shtëpi, më së shumti gjuajtje ka pasur rreth shtëpive, ka pasur gjithkah.”

Elshani u pyet nëse kanë gjetur prova për praninë e Milan Radojiçiq në manastir, po tha se nuk mund të “thotë asgjë”. /GazetaExpress/

Exit mobile version