9.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Elshani: Nga dhjetori s’do të ketë vetura me targa ilegale në Veri, kush s’ka kaluar në RKS gjobitet

Numri dy i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se pas javës së parë të dhjetorit nuk do të ketë më në rrugët e Veriut makina me targa ilegale. Këtë deklaratë Elshani e ka bërë në një intervistë për KosSev.

“Policia s’mund të garantojë që pas afatit të regjistrimit nuk do të ketë djegie të veturave, por mund të garantojmë që pas javës së parë të dhjetorit automjetet me targa KM, Pr, PZ, GL, UR, PE dhe DA, që të mos jenë në rrugët në veri të Kosovës”, ka thënë Elshani.

Elshani ka thënë se ka interesim të pronarëve të veturave që t’i regjistrojnë ato me RKS dhe se një kërkesë të tillë ia kanë adresuar MPB-së.

“Kur i kemi marrë ato kërkesa, ua kemi përcjellë eprorëve tanë dhe më pas në Ministrinë e Punëve të Brendshme”. Ne i kërkuam Ministrisë së Punëve të Brendshme që kërkesën tonë t’ia përcjellë qeverisë, sepse e dinim që duhej ta merrte atë vendim që njerëzit të kishin një mundësi tjetër për të regjistruar makinat e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme e miratoi kërkesën tonë dhe u mor vendimi i Qeverisë së Kosovës që nga 1 deri më 30 nëntor të riregjistrohen”, ka shtuar ai.

Elshani ka thënë se nëse do të shihet në rrugë një makinë me targa KM, do t’i merren targat sepse një veturë e tillë s’duhet të jetë në qarkullim. Ai ka thënë se nëse haset edhe për herë të dytë, do të konfiskohet vetura.

Pas skadimit të afatit për regjistrim, Elshani ka thënë se pronarët e veturave që nuk kanë kaluar në targat RKS do të gjobiten sikur të ishin të paregjistruar.

Që nga fillimi i procesit, më shumë se 2800 vetura kanë kaluar nga targat KM në RKS.

“Deri të hënën në orën 16:00 janë riregjistruar 2013 vetura, por në këto dhjetë vjet kanë kaluar mbi 800 vetura në targa RKS. Ka ende kohë deri më 30 nëntor, ajo që është e rëndësishme të thuhet është se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qendrat e Regjistrimit punojnë të shtunave dhe të dielave”, ka deklaruar ai./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img