Zëvendësdrejtori Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar se deri sot janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë shoferë.
Ai ka treguar se afati i fundit për konvertimin e patentë shoferëve është deri nesër në ora 11:00.
Elshani ka paralajmëruar se nga e hana do të shqiptohen gjoba për ata që nuk i kanë konvertuar dokumentet në fjalë.
“Deri sot janë konvertuar 6 mijë e 509 patentë shoferë. Ka afat edhe nesër deri në orën 16:00. Pastaj, është fundjavë dhe do të vazhdojmë me vetëdijësim të qytetarëve, në rast se hasim në patent shofer paralel, e të cilat janë jo ekzistuese për ne. Nga e hëna në ora 8:00 çdo gjë do të funksionojë si në jug”, ka thënë Elshani, raport Reporteri.