-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Elon Musk i kërkon falje punëtorit të shkarkuar nga Twitter pas një shkëmbimi bisedor në platformë

Shefi ekzekutiv i Twitter, Elon Musk ka kërkuar falje për një shkëmbim bisedor që kishte në platformë me një punonjës të kompanisë.

Kjo erdhi pasi punëtori Halli Thorleifsson i shkroi Muskut publikisht në Twitter duke i thënë se shefi i burimeve njerëzore nuk ka arritur ta konfirmojë nëse ende është i punësuar

Musk iu përgjigj duke pyetur: “Çfarë pune keni bërë?”

Pas një sërë pyetjesh dhe përgjigjesh pasuese, Thorleifsson tha se mori një e-mail që konfirmonte se ishte shkarkuar.

Musk më pas e mbylli atë bisedë duke bërë një postim në Twitter të martën që e përshkruan Thorleifsson si “të keq” por e fshiu postimin.

Por më pas si duket ndërroi mendje, Musk disa orë më vonë kërkoi falje në platformë dhe u duk se i ofroi Thorleifsson përsëri punën e tij në kompani.

“Unë do të doja t’i kërkoja falje Hallit për keqkuptimin për sa i përket situatës së tij. Keqkuptimi u bazua në gjëra që më thanë që ishin të pavërteta ose, në disa raste, të vërteta, por jo kuptimplotë”.

“Ai po e shqyrton qëndrimin në Twitter”, shtoi ai.

Të hënën, Thorleifsson i tha ekskluzivisht BBC-s se ai nuk mund të merrte një përgjigje nga departamenti i burimeve njerëzore të Twitter nëse ishte shkarkuar apo jo.

“Teoria ime është se ata bënë një gabim dhe tani po kërkojnë çdo gjë që mund të gjejnë për ta bërë këtë ‘një shkak’ për të shmangur detyrimet e tyre kontraktuale”, tha ai.

Thorleifsson, i cili shiti agjencinë e tij krijuese Ueno në Twitter në 2021, nuk donte të thoshte se sa ishte paguar për kompaninë. Megjithatë, ka spekulime se Twitter do t’i duhet t’i paguajë atij një shumë të konsiderueshme pas largimit të tij nga firma.

Thorleifsson ka distrofi muskulare dhe ka bërë fushatë në Islandë për qasje më të mirë ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Sipas raporteve lokale, kur ai shiti kompaninë e tij në Twitter, ai e strukturoi marrëveshjen qëllimisht për të paguar një normë të lartë tatimi ndaj qeverisë islandeze.

Vitin e kaluar, ai u votua si personi i vitit në Islandë nga katër media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img