Pronari i Twitter, Elon Musk ka akuzuar një reporter të BBC-së se po gënjen gjatë një interviste në të cilën po flitej edhe rreth incidenteve të gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.
Sipas mediave të huaja, Musk u pyet nga gazetari amerikan i teknologjisë, James Clayton, se si do t’i përgjigjej pretendimeve se nuk ka staf të mjaftueshëm në Twitter për të kontrolluar rritjen e përmbajtjes së urrejtjes.
Por ai e sfidoi gazetarin duke kërkuar nga ai që t’i jepte shembuj të një përmbajtjeje të tillë – dhe kur Clayton refuzoi ta bënte këtë, Musk e akuzoi atë për përhapjen e një pretendimi ‘të rremë’.