Elon Musk pritet të takohet me presidentin izraelit, Isaac Herzog, teksa ai vazhdon të luftojë një stuhi zjarri mbi miratimin e tij publik të një teorie konspirative antisemitike në platformën e tij të mediave sociale, X.
Njeriu më i pasur në botë do të takohet me Herzogun pas dyerve të mbyllura gjatë një vizite në Izrael të hënën pasdite, ku presidenti do të theksojë nevojën për të luftuar antisemitizmin në rritje në internet, sipas zyrës së presidentit.
Në një deklaratë, zyra e presidentit tha se përfaqësuesit e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi pritet të bashkohen gjithashtu në takim, ku ata do të ndajnë “tmerret e sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, dhe dhimbjen dhe pasigurinë e vazhdueshme për ata që mbahen robër”, raporton CNN.
Vizita e Musk në Izrael vjen pas më shumë se një jave pasi ai ra dakord me pretendimin se komunitetet hebraike shtyjnë “urrejtjen kundër të bardhëve”, duke çuar në një qortim nga Shtëpia e Bardhë dhe një eksod të madh të reklamuesve në X.