Në prag të Pashkëve katolike kompania ELKOS Group-ETC ka ndarë donacion 100 pako ushqimore për familjet në nevojë.
Kështu bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, presidenti i ELKOS GROUP-ETC , Ramiz Kelmendi, i cili i ka uruar me një thënie të At Gjergj Fishtës, ‘Vërtet kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’.
Kelmendi tha se shpërndarja e pakove do të bëhet përmes kishës katolike “Shën Katarina”, në Pejë.
“Me rastin e Festës së Pashkëve katolike, sot më datë 8 prill, familja ‘ELKOS Group dhe ETC’ dhuruan 100 PAKO ushqimore, donacion për kremtimin e kësaj Feste të përbashkët për familjet në nevojë.
Shpërndarja e pakove do të bëhet përmes Kishës Katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë.
Me këtë rast kam pranuar falënderimet e sinqerta nga At Lorenc Sopi si përfaqësues i Kishës katolike ‘Shën Katarina’. Gëzuar për shumë mote Pashkët”, ka shkruar Kelmendi.