Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga opozita që këtë sesion vjeshtor t’i përkrah së paku marrëveshjet ndërkombëtare. Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se s’do të marrin pjesë në asnjë votim në Kuvend.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka përmendur vendimin e Këshillit Drejtues të kësaj partie që mos t’i votojë nisma e Qeverisë Kurti.
“Besoj e dini, ka muaj që Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë një vendim që ne nuk votojmë nismat e Qeverisë Kurti, pikërisht për arsye që asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të dialogojmë për çështjet e brendshme dhe në këtë kuptim, atëherë besoj që plotë çështje do të mund të mbesin ndoshta edhe peng i kuorumit të tyre vetanak, meqenëse thirren gjithmonë e kanë kuorumin”, u shpreh Hoxha, për Ekonomia Online.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se kërkesa e vetme e pushtetit është përkrahja e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.