Këngëtarja Eliza Hoxha, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor, por ajo vazhdon të jetë një nga më të pëlqyerat e publikut fal hiteve të dikurshme.
Eliza, me profesion edhe arkitekte ka një hall me fqinjët studente, të cilat duket se janë të papërgjegjshme dhe shpesh lënë mbeturinat në hapësirat e banesës, konkretisht te dera e hyrjes në banesën e tyre, transmeton Indeksonline.
E për këtë, profesoresha universitare ka reaguar në rrjetin social Instagram, bile edhe u kishte tërhekur vrejtjen drejtpërdrejt.
Ajo ka shprehur keqardhje për studentet ‘bërllogxhike të bukura’, ndërsa ka kritikuar ‘kulturën apo jokulturën’ në këtë rast, duke përfunduar: Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane ???????? Kosova Republike – yeah rigat.
“Pershendetje nga banesa nr.17 me berlloge e arome “te kandshme”. Ketu jetojne nja 3/4 vajza te reja – studente te bukura njera nga te cilat para do kohe kur i trokita ne dere per pune te berllogut qe mos me e lane ne hyrje – me tha kam me lajmeru policine per shqetesim – me demek nga une…
Ato vazhdojne me lane berllogun te dera e tyre ne hyrje e une po vazhdoje mu permbajt mos me ju trokite ma ne dere ketyre berllogxhikeve te bukura. Keshtu qe po e ndaje me juve kete pamje qe nuk eshte rast unik vetem i hyrjes ku jetoj une-fatkeqsisht
Mjere ne cfare rinie e cfare kulture apo ma mire me thane cfare jokulture urbane ???????? Kosova Republike – yeah rigat”