Në prag të nisjes së sezonit të dytë të Big Brother VIP Kosova, prezantuesja e njohur Elita Rudi ka shuar një kureshtje (për herë të dytë).
E pyetur se a do të jetë në Big Talk Kosova, ajo ka ndarë një sekuencë në Big Talk të fundit me Alaudin Hamitin ku i përgjigjet me jo nëse do ta bëjë për herë të dytë një eksperiencë të tillë televizive.
Ajo dëgjohet duke thënë se më nuk do të jetë pjesë e këtij formati.