-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Eliot Engel tha se SHBA po e zbut Serbinë, Escobar: Faktikisht e gabuar

Ish-kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, në një koment të gjatë për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë tha se erdhi në përfundim se SHBA po e zbut Serbinë dhe thotë se koha është që Administrata Biden të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.

“Me hezitim kam arritur në përfundimin se në mosmarrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Washingtoni ka zbutur një ngacmues gjysmë autokratik – Vuçiqin – dhe është bërë vetë një ngacmues, duke e shtyrë përreth dhe duke frikësuar Kosovën më të vogël, më të cenueshme”.

Engel përThe Foreign Policyfoli edhe për masat ndëshkuese që SHBA ia vendosi Kosovës.

“A e dënoi Washingtoni presidentin serb Aleksandar Vuçiq për presionin ndaj serbëve të Kosovës që të bojkotojnë zgjedhjet? Jo. A e dënoi grupin e vogël të serbëve që sulmuan forcat e NATO-s në Kosovë, duke plagosur 30 paqeruajtës? Mezi—dënoi dhunën, por nuk foli për sulmuesit. A e dënoi Serbinë për nxitjen e qytetarëve serbë etnikë të veriut të Kosovës që të refuzojë në mënyrë agresive përdorimin e targave të vendit ku ata jetojnë? Jo. A i ka dënuar ajo veprimet e Serbisë kundër shqiptarëve etnikë në Serbinë jugore, të cilat, sipas Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë “spastrim etnik përmes mjeteve administrative”? Përsëri, mezi, ose fare”, ka shkruar Engel.

Për këtë koment të Engel u pyet emisari Gabriel Escobar nga kongresmeni republikan, Keith Self, në një seancë dëgjimore të Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin Engel e kishte udhëhequr më parë.

“Eliot Engel, një koleg i cili kryesoi këtë Komitet, sapo ka shkruar një koment për për Serbinë dhe Rusinë dhe arriti në përfundimin se Administrata Biden po e zbut Serbinë. Ndonjë koment nga ju si Administratë e Biden?”, ishte pyetja e kongresmenit.

“Do të thosha se kjo është faktikisht e gabuar. Në 60 ditët e fundit gjithçka që kemi bërë është paragjykim ndaj Serbisë. Ne ishim në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Ishim në favor të zgjedhjeve të tyre përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne njohëm rezultatin e zgjedhjeve edhe me 3% pjesëmarrje, përkundër kundërshtimeve të Serbisë. Ne njohëm autoritetin e kryetarëve, përkundër kundërshtimit të Serbisë. Kemi sanksionuar shefin e tyre të inteligjencës..”.

Ai tha se edhe në SHBA ka zgjedhje me pjesëmarrje të ulët, por se nuk kërkohen të mbahen zgjedhje të reja.

Self e pyeti se pse SHBA iu bashkua thirrjes së BE-së për zgjedhje të reja në Kosovë.

“Po [i jemi bashkuar thirrjes së BE-së]. Në fakt, Qeveria e Kosovës vetë ka thënë se këto zgjedhje nuk janë çelës i stabilitetit…”.

A nuk është kjo një shenjë se Kosova është e gatshme të punojë me Serbinë, e ndërpreu kongresmeni.

Escobar u pajtua me këtë, duke shtuar se dëshirojnë që t’i shtyjnë palët në këtë drejtim.

*Appeasement ose zbutja, në një kontekst ndërkombëtar, është një politikë e bërjes diplomaci duke bërë lëshime politike, materiale ose territoriale ndaj një fuqie agresive për të shmangur konfliktin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img