Reperi i njohur shqiptar, Elinel, sot (e premte) ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Phone” mban titullin kënga, të cilën njëkohësisht e ka shoqëruar edhe me një video në platformën YouTube.
Tekstin dhe videon e ka realizuar vet artisti, kurse për producimin dhe ‘beat’-in është përkujdesur Cricket.
Ky i fundit tanimë qëndron prapa çdo kënge e projekti të suksesshëm, si pjesë e “Friends Entertainment”.
Kënga vjen një muaj pas “Nëpër kohë” që u prit mirë nga publiku dhe që deri më tani mblodhi mbi gjysmë milion klikime.
Granit Bajraktari (emri i vërtetë) shquhet për vokalin e veçantë dhe trajton tema të ndryshme nëpërmjet teksteve të tij.
Ai prej vitesh është pjesë e estradës dhe ndër më të preferuarit e publikut.