Reperi i mirënjohur, Elinel është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Ai ka bashkuar forcat me artistin Numen në dueti që mban titullin “Ska tjetër”.
Projekti i dyshes erdhi i vizuelizuar edhe me videoklip për të cilin u kujdes “Smart Motion Films”.
Producent të këngës janë Anso Music dhe Crucket Music, ndërkaq teksti dhe melodia e këngës u realizuan nga Elinel dhe Numen.
Miksimi dhe masterizimi gjithashtu nga Cricket Music, me ‘beat’ dhe instrumental nga Anso Music.
Kujtojmë që ky bashkëpunim i Elinel vjen pas atij me këngëtaren Samanta “Chocolino”.
Ndërsa, projekti i fundit i Numen është kënga “I ke harru”.